Hamilton triumfon në shtëpinë e Fetelit, në Gjermani

Ljuis Hamilton dhe Valteri Botas e festuan në mënyrën më të mirë të mundshme rinovimin e kontratës me Mercedes. piloti britanik dhe ai finlandez pushtuan 2 vendet e para të Cmimit të Madh të Gjermanisë, pikërisht në shtëpinë e rivalit Sebastian Fetelit.

Piloti Britanik nuk shfaqi shpresa për një rezultat të tillë pas përfundimit të provave zyrtyare të së shtunës kur hamilton siguroi vetëm vendin e 14 për shkak të një problemi në makinën e tij. megjithatë gjatë garës, 4 herë kampioni i botës bëri parakalime të njëpasnjëshme për të kaluar i pari vijën e finishit duke e lënë pas shpatullave të tij shokun e tij të skuadrës Valteri Botas, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit Kimi Raikkonen.

Gjërat u lehtësuan për Hamilton nga Sebastian Fetel. piloti i Ferrarit, që po e kryesonte pa probleme garën, në xhiron e 52 i tradhëtuar nga shiu, gaboi dhe doli jashtë piste duke mos e përfunduar garën në Hokenhajm. ishte ky një rezultat që solli një tjetër rokadë në klasifikimin për pilotë, pasi hamilton ngjitet sërish në vendin e parë me 17 pikë më shumë se Fetel.

sfidanti.al