Hamilton tremb Mercedes: Nuk e di nëse do të jem këtu vitin tjetër

Firma në kontratë nuk është hedhur ende dhe Lewis Hamilton tani tremb skuadrën e tij Mercedes. Pas fitores në Imola në Cmimin e Madh të Emilia Romagnas, piloti britanik del hapur duke thënë se mund të mos jetë pjesë e skuderisë gjermane edhe vitin e ardhshëm.

‘Jam këtu prej shumë kohësh dhe për momentin nuk di të them nëse do të jem edhe vitin tjetër-tha Hamilton që duket se ende nuk ka gjetur një akord me drejtuesit e Mercedes-personalisht ndihem shumë mirë, jam i fortë dhe besoj se mund të vazhdoj edhe për pak kohë. Do të më pëlqente që të jem edhe në të ardhmen, por nuk ka asnjë garanci. Të presim dhe të shohim cfarë do të ndodhë’.

Largimi i mundshëm i Hamilton nga Mercedes mund të krijojë skenare të paimagjinueshme në Formula 1. Gjithcka do të vendoset pasi britaniku të mbyllë llogaritë me kampionatin që me shumë gjasa mund të ndodhë që në Cmimin e Madh të Turqisë.

sfidanti.al