Hamilton kthehet nga koronavirusi me një kostum krejt të veçantë!

Nuk do ta humbasë garën e fundit të sezonit dhe tani ndihet mirë. Ljuis Hamilton vërtet vuajti diçka nga koronavirusi, por ishte në duar të mira (siç u shpreh Toto Volfi), ndërsa “trilli” i tij i radhës ishte një kostum i veçantë. Kampioni i botës u shfaq me një veshje me një model me forma gjeometrike të ngatërruara, ndërsa mbërriti për Çmimin e Madh të Abu Dabit në pistën e Jas Marinës. Pati disa gazeta që shkruan me shaka, duke u nisur nga ngjyrat bardhezi të kostumit, se “mos vallë ai është modeluar sipas flamurit që sinjalizon fundin e garës në Formula 1?” Hamilton mungoi në garën e kaluar në Bahrein, duke qenë në izolim për 10 ditë, dhe makinën e tij Mercedes e drejtoi shkëlqyeshëm britaniku i ri, Xhorxh Rasëll.

Sfidanti.al