Hamilton, sa i ashpër me Ecclestone: Komente të një injoranti, F1 ka probleme për faj të tij

Një frazë e Bernie Ecclestone tërbon Lewis Hamilton dhe me të drejtë. Në një intervistë për CNN, ish bosi i Formula 1 deklaroi se shpesh personat me ngjyrë janë më racistë se të bardhët duke e detyruar 6 herë kampionin e botës të reagojë shumë ashpër kundrejt Ecclestone edhe pse ky i fundit gjatë intervistës së tij nuk harroi të vlerësojë pilotin britanik

ky i fundit pasi e lexoi me qetësi të plotë të gjithë intervistën e Ecclestone duke u hedhur në sulm të ashpër kundër tij. ‘As nuk di nga t’ia filloj-tha Hamilton në postimet e tij në Instagram Story-Bernie tashmë është jashtë sportit tonë. Është pjesë e një brezi tjetër. Por ajo që ai thotë është thelbi i asaj që ne e konsiderojmë të gabuar; komentet e tij janë ato të injorantëve dhe tregojnë se sa punë duhet të bëjmë si shoqëri që të konkretizohet barazia’.

Postimi i Hamilton i bashkohet deklaratës së Shefit Ekzekutiv të Liberty Media që zotëron Formula 1, Chase Carey i cili u distancua menjëherë nga fjalët e Bernie Ecclestone duke theksuar se nuk gjejnë hapësirë në këtë sport dhe në të gjithë shoqërinë tonë.

sfidanti.al