Halep fiton në Australian Open, por merr urime dhe nga…FIFA

Simona Halep e ka një lidhje me futbollin. Tenistja rumune ka shfaqur aftësitë e saj në këtë disiplinë sportive teksa ka vendosur edhe një rekord për mbajtjen e topit me këmbë me 89 xhonglime pa ndërprerje. Një statistikë e tillë është vënë në dukje edhe nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit teksa në profilin e saj në Twitter ka publikuar videon e Halep teksa mban topin në këmbë.

Me anë të kësaj video, FIFA vendosi të urojë numrin 1 të renditjes botërore në tenisin e femrave për kualifikimin në cerekfinale të Australian Open pasi mundi amerikanen Venus Uilliams. Në cerekfinale, Simona Halep do të përballet pikërisht me motrën e Venus Uilliams, Serenën.

sfidanti.al