Haka dhe Sipi Tau, Zelanda e Re mori një shuplakë në regbi!

Përpara sesa të niste ndeshja, ata kërcyen vallen e tyre të famshme, Hakën. Lojtarët e kombëtares së regbisë të Zelandës së Re kaluan madje çdo limit në prag të përballjes me Tongën në Kupën e Ligës Botërore, me disa prej tyre që u afruan deri tek skuadra kundërshtare, duke ulëritur dhe duke qenë fytyrë më fytyrë me ta. Tonga u përgjigj me vallen e saj, Sipi Taun, po aq e ashpër, por duke mbajtur distancë nga “Të zinjtë” (All Blacks).

Tongolezët e kishin ruajtur agresivitetin total për në ndeshje, ku arritën një fitore sensacionale, 28-22 ndaj të zotëve të shtëpisë. Nuk i bëri punë Skuadrës numër 1 të botës fakti që fitoi pjesën e parë 16-2, as që luante në stadiumin e vet, “Uaikato” (Ëaikato) në qytetin neozelandez të Hamiltonit. Shumica e 25 000 tifozëve ishin vendas dhe përkrahën fort Zelandën e Re, por kjo kishte qenë dita e Tongës.  Gjithsesi, Zelanda e Re u kualifikua për në çerekfinale, ashtu si edhe Tonga, me çerekfinal.

Sfidanti.al