Grosjean tregon aksidentin: Brenda flakëve mendova për Laudan

Njëzet sekonda pa fund për Romain Grosjean brenda makinës së tij të përfshirë nga flakët. Piloti francez i Team Haas i tregoi këto sekonda të frikshme

‘Rreth meje fillova të shoh vetëm ngjyrën portokalli të flakëve dhe më erdhi në mendje aksidenti i Niki Laudës-tregon Grosjean-duhej të dilja që aty për fëmijët e mi’.

Më pas u deshën 8 sekonda për të dalë nga zjarri.

‘Kaluan 28 sekonda, por mua m’u dukën sikur ishin më shumë-shtoi Grosjean-kjo edhe sepse tentova 3 herë që të dilja nga makina. Jam i lumtur që jam gjallë pas një aksidenti të tillë. Tani dua t’ia dal mbanë që të garoj në Abu Dhabi për të përshëndetur Formula 1 në mënyrë tjetër, por edhe për veten time për të kuptuar nëse jam ende në gjendje që të garoj. Nuk do ta kisha thënë kurrë, por do të isha i lumtur edhe nëse e kaloj vijën e finishit në vendin e 20’.

Por Grosjean nuk dëshiron që të flitet për mrekulli në aksidentin e tij.

‘Më shumë se një mrekulli bëhet fjalë për krijimin ë një sërë rrethanave që ishin në të njëjtin drejtim-shtoi Grosjean-pa sistemin Halo me siguri nuk do të isha këtu. Është e qartë se Jules Bianchi nuk do të donte të më takonte atje lart. Për mua, ishte sikur të rilindja të dielën. Aksidenti shenjoi jetën time’.

Sfidanti.al