Golf, Woods sfidë me Mickelson kundër coronavirusit

Tiger Woods e Payton Manning do të vihen kundër Phil Mickelson dhe Tom Brady. Këto janë dy ciftet e përcaktuar për një ndeshje golfi mes dy kolosëve të kësaj disipline dhe që do të zhvillohet  në fund të muajit maj në Florida.

Është kjo një sfidë që duke parë përbërjen e skuadrave përfshin edhe dy legjenda të National Football League, Payton Manning dhe Tom Brady, të cilët janë të apasionuar pas golfit.

‘Do të argëtohemi shumë dhe të gjitha të ardhurat janë të destinuara në luftën kundër Covid-19. Është edhe ky një motiv që na shtyu mua e Mickelson të vendosim që të sfidojmë njëri-tjetrin-tha Tiger Woods.

Ndeshja do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërkohë që ende nuk dihet se ku  do të shkojnë përfitimet nga kjo sfidë golfi e vecantë.

‘Nuk e kemi vendosur ende-shpjegoi Woods- se në cilët ente bamirësie do të japim të ardhurat, por shpresojmë që në këtë event të përfshijmë sa më shumë persona’.

Sfidanti.al