Golden Stejt humbet Durant për pjesën e mbetur të gjysmëfinaleve

Golden Stejt nuk do të ketë Kevin Durant në dispozicion për pjesën e mbetur të fazës gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit në kampionatin e NBA kundër Hjuston Rokets. Ylli i ëarriors ka probleme në pulpën e këmbës së djathtë, lajm që u bë i ditur nga ESPN teksa iu referoi një burimi të brendshëm.

Gjithnjë sipas ESPN, gjendja e Kevin Durant do të vlerësohet gjatë javës ndërkohë që kujtohet se ai e pësoi dëmtimin në periodën e tretë të ndeshjes së pestë dhe menjëherë iu nënshtruar një rezonancë manjetike për të parë nëse përjashtohet mundësia e një dëmtimi akoma më të rëndë.

sfidanti.al