Gjokoviçi lufton për “bukën e gojës”, nxit tenistët kundër “varferisë”

Tre nga katërshja e tenistëve më të mëdhenj të së sotmes, konkretisht, Novak Gjokoviç, Endi Marej dhe Rafael Nadal, kanë kërkuar rritjen e fondeve të shpërblimeve financiare në turnetë e tenisit. Në një konferencë shtypi, të zhvilluar në kuadrin e turneut Grand Slam, Australia Open, tenisti serb, pasi u kërkoi personave zyrtarë që të largoheshin nga salla, ku po zhvillohej kjo konferencë, parashtroi propozimin e tij.

Ai vuri në dukje se tenistët fitojnë më pak në krahasim përfaqësuesit e sporteve të tjerë, ndërsa u bëri thirrje kolegëve të tij që të luftojnë kundër kësaj padrejtësie. Ai propozoi krijimin e një sindikate të pavarur të tenistëve që ajo të luftojë për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Rozher Federeri që ishte, gjithashtu, në sallë, ishte i vetmi që nuk e mbështeti nismën e Gjokoviçit.

Sfidanti.al