Gjokoviçi edhe u gëzua shumë, por edhe u nxeh shumë me argjentinasit..

Novak Gjokoviçi triumfoi në turneun e fundit Grand Slam të këtij viti, US Open, duke mundur me lehtësi në finalen e tij 3-0 (6-3, 7-6, 6-3) argjentinasin Del Potro, të cilin ai e takoi dhe e përqafoi mbas ndeshjes, por gjatë kësaj të fundit ai hyri në konflikt me tifozët e tij argjentinas. Arsye, në fakt, ishte sjellja aspak kulturore e një grupi tifozësh argjentinas që, duke mos iu bindur vërejtjeve trë gjyqtarit të ndeshjes, e pengonin, duke bërë zhurmë të madhe, tenistin serb, sidomos, kur ai përqëndrohej që të gjuante shërbimet. Në një moment, Gjokoviçi iu drejtua këtyre tifozëve argjentinas, madje, me një gjuhë aspak të hijshme.
Mbas ndeshjes, tenisti serb tha se atmosfera e krijuar i ngjante më shumë asaj në një stadium futbolli.
Sfidanti.al