Gatlin përsëri në telashe? Trajneri i tij i ofroi doping aktorit për 250 mijë USD

Telashet nuk kanë të përfunduar për Xhastin Gatlin. Sprinteri amerikan, kampion bote në 100 m rrezikon të përfshihet në vorbullën e dopingut edhe pse jo në mënyrë të drejtërdrejtë. Bëhet fjalë për trajnerin e tij Denis Miçëll dhe agjentin Robert Uagner. Është Daily Telegraph ajo që flet për një histori të tillë pas një hetimi të kryer ku thekson se Miçëll dhe Uagner i kanë ofruar substanca dopingu një aktori, protagonist i një filmi mbi sportin e atletikës.

Mësohet se Miçëll dhe Uagner i kanë ofruar testosteron dhe hormonin e rritjes këtij aktori për vlerën e 250 mijë Dollarëve.  Kjo ngjarje tashmë po hetohet nga Njësia e Integritetit të Atletikës e krijuar nga IAAF dhe Agjencia Amerikane Antidoping. Ndërkaq ka ardhur edhe reagimi i presidentit të IAAF, Sebastian Coe i cili ka deklaruar se këto janë akuza shumë të rënda të cilat do të hetohen

Sfidanti.al