Gafa e Trump; Uron Kansasin e gabuar pas Super Bowl

Cdokush mund të bëjë një gabim në mënyrë instiktive, por kur bëht fjalë për presidentin e SHBA, ky gabim bëhet lajm dhe përfundon në internet. Është ky rasti I Donald Trump teksa bëri urimin e tij për skuadrën kampione të National Football League, Kansas City Chiefs teksa ngatërroi qytetin me shtetin Kansasin

Në një postim në Tëitter, Trump kishte shkruar: ‘urime Kansas City për ndeshjen madhështore dhe përmbysjen fantastike. Përfaqësove shumë mirë shtetin e Kansasit dhe SHBA’. Në fakt qyteti Kansas City qi skuadrës së Chiefs ndodhet në shtetin Missouri, ndërkohë që në shtetin e Kansasit ka një Kansas City që është më I vogël dhe më pak I njohur

Zyra e shtypit të Presidentit e korrigjoi menjëherë gabimin, por postimi I parë e kishte bërë xhiron e botës në rrjetet sociale dhe ironitë kundrejt kreut të Shtëpisë së Bardhë nuk munguan

Sfidanti.al