Frikë në pistën e skive, Mark Gisin protagonist i një rrëzimi të rrezikshëm

Mark Gisin mban të gjithë në ankth. Skiatori u bë protagonist i një rrëzimi të rrezikshëm në garën e zbritjes së lirë në Val Gardena kur himbi kontrollin e skive për t’u përplasur me forcë me shpinë. Më pas ai rrëshkiti gjatë pistës duke humbur edhe ndjenjat. Gara u ndërpre menjëherë dhe 30 vjecari u transportua për në spital nëpërmjet një helikopteri.

Sipas asaj që deklaron motra e skiatorit, Mishel, gjendja e gisin është stabël dhe se ai ka frakturë në kockat e legenit. Nuk është hera e parë që Gisin bëhet protagonist i një rrëzimi të rrezikshëm gjatë garimit. Zvicerani më parë ka qëndruar për një vit jashtë garave të skive pas një aksidenti të ndodhur në Kitzbyl në 23 janar të vitit 2015 ku pësoi edhe një hemoragji të rëndë cerebral.

sfidanti.al