Frikë dhe drithërima në Mugello; 2 superaksidente në qendër të grupit

Nisi me 2 goditje të mëdha Cmimi i Madh i Toskanës në Formula 1 në pistën e Mugello. Bëhet fjalë për dy aksidente të forta ku mes pilotëve të përfshirë ishin edhe Verstappen, Gasly dhe Giovinazzi që ndodhën në 2 momente të ndryshme të garës. Në aksidentin e dytë që duket se ishte më i frikshmi, piloti i Alfa Romeos përplasi Magnusen në pjesën e drejtë të pistës kur ishte me një shpejtësi prej 261 km/h   menjëherë pas largimit të makinës së sigurisë dhe valëvitja e flamurit të kuq që ndaloi garën ishte e paevitueshme

‘Vetëm një goditje në dorë me 250 km/h dhe nuk mund të jesh në 100%-tha Carlos Sainz Jr-por jam mirë, ishte një situatë e rrezikshme. Bëra një nisje të mirë të garës, por më preku një makinë Racing dhe zbrita në vendet e fundit’.

‘Ishim me fat, një situatë e rrezikshme. Si unë ashtu edhe Latifi e Magnusen ishim me gazin në maksimum-tregon Giovinazzi-pastaj pashë Magnusen, u përpoqa ta evitoja. Ishte vërtet e rrezikshme. Gjithcka është për t’u ripare pasi përpara kishin hapur gazin’

Sfidanti.al