Formula E, zyrtarizohet kalendari i kampionatit

Do të jetë Berlini qyteti që do të presë fazën finale të sezonit në Botërorin e Formula E. Kampionati i makinave elektrike do të zhvillojë në muajin gusht garat e fundit të sezonit 2019/2020 që u pezullua për shkak të pandemisë coronavirus. Programi i garave  u zyrtarizua pasi mori edhe miratimin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit dhe parashikon zhvillimin e 6 garave në 9 ditë; 5 dhe 6, 8 dhe 9 dhe 12 dhe 13 gusht.

Për ta bërë akoma më emocionuese këtë fund sezoni, cdo dyshe provash do të shohë një konfigurim të ndryshëm të pistës së ndërtuar në Aeropotin e Tempelhof, duke detyruar kështu skuadrat dhe pilotët të përgatisin strategji të ndryshme në varësi të dy ditëve të garave.

Sfidanti.al