Formula 1, Valtteri Bottas rinovon me Mercedes deri në 2021

Valtteri Bottas do të jetë pilot i Mercedes në Botëerorin e Formula 1 deri në vitin 2021. Finalndezi, shok skuadre i Lewis Hamilton, rinovoi kontratën me skuderinë gjermane edhe për një vit tjetër duke u konfirmuar si pjesë e ‘Shigjetave të Argjendta’ që këtë vit do të jenë të Zeza në këtë sezon. Fitorja në garën e parë sezonale dhe paraqitjet e mira të bëra në ato pasardhëse bënë që drejtuesit e Mercedes të vijojnë besimin te ai duke shuar përfundimisht zërat për një ardhje të mundshme të Sebastian Vettel

Bottas, në 2021, do të drejtojë Mercedes për të pestin vit radhazi që pas marrjes së vendit të Nico Rosberg. Në komunikatën zyrtare të saj, Mercedes vuri në dukje paraqitjet e 31 vjecarit që kontribuan në fitoren e titullit për konstruktorë të kësaj skuderie, ndërkohë që 2019 ai e mbylli në vendin e dytë botërorin e pilotëve pas Hamilton. Në këtë mënyrë Bottas fitoi garën me George Russell që më u konfirmua te Ëilliams së bashku me Latifin për 2021.

Sfidanti.al