Formula 1, Todt: Synojmë të nisim kampionatin në evropë në fillim të korrikut

‘Në këtë moment objektivi është të nisim Formula 1 në Evropë në ditët e para të korrikut, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Duhet të analizojmë evoluimin e situatës duke u bazuar edhe te vendimet e qeverisë të cilat me masat e tyre mund të ndikojnë në mënyrë të paevitueshme te zgjedhjet tona’-kjo është ajo që theksoi Presidenti I Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt në lidhje me Botërorin e Formula 1 të këtij viti që ende nuk ka startuar për shkak të emergjencës Covid-19

‘Duhet të jemi fleksibël duke parë periudhën që po përjetojmë-tha Todt në intervistën e tij për Sky-vullnetu ynë është që të nisim sa më shpejt. Sic ndodh edhe me sportet e tjerë, kushtet do të jenë krejt ndryshe duke pasur si prioritet  sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve’.

Më pas Todt foli edhe për binomin e ri të Ferrarit, Leclerc-Sainz.

‘Gjëja më e rëndësishme në Formula 1 është të kesh një skuadër të madhe, dmth një një makinë shumë të mirë e më pas pilotë shumë të mirë-tha Todt-nëse ata kanë qernë kampionë, mund të bëhen sërish nëse është edhe makina e mirë, nëse nuk janë shpallur ende,  do të mund të bëhen, por gjithnjë nëse kanë një makinë të mirë në dispozicion. Jeta është gjithnjë një bast, unë respektoj vendimet e të tjerëve, nuk është detyra ime të gjykoj, unë vetëm mund të uroj më të mirën për Ferrarin që edhe në 2020 do të ketë mundësi të mëdha. Më pas në 2021 me Leclerc dhe Sainz mund të besojë ted y të rinj të talentuar dhe nëse edhe makina do të jetë e mirë, rezultatet do të jenë fantastike’.

Sfidanti.al