Formula 1, Team Haas konfirmon Magnusen dhe Groszhan

Team Haas në Formula 1 beson te vazhdueshmëria edhe për vitin 2020. Skuadra amerikane në fakt, nëpërmjet rrjeteve sociale publikoi emrat e pilotëve me të cilët do të garojë në këtë botëror vitin e ardhshëm dhe bëhet fjalë për pilotët aktualë të saj, Romën Groszhan dhe Kevin Magnusen.

Groszhan garon me Team Haas që nga viti 2016, kur edhe kjo skuadër bëri debutimin në këtë kampionat, ndërsa Magnusen u bashkua me të në vitin 2017. Së bashku Groszhan dhe Magnusen kanë grumbulluat 166 pikë, 93 në kampionatin e kaluar, kur Haas e mbylli botërorin në vendin e pestë për konstruktorë

‘Nevoja për të pasur eksperiencë ishte një nga bazat e skuadrës; me Romën Groszhan dhe Kevin Magnusen në 2020 do të vazhdojmë të kemi 2 pilotë që na ofrojnë një bazë solide mbi të cilën do të vazhdojmë përmirësimin-ishin fjalët e Drejtuesit kryesor të skuadrës, Gynter Shtajner. 2019 ishte vit I vështirë për ne, por aftësia jonë për të mësuar nga eksperiencat e përjetuara do të na ndihmojë të mësojmë, përmirësohemi dhe të ecim para të bashkuar në 2020’.

Sfidanti.al