Formula 1, Sergio Perez negativ për Covid 19, do të garojë në Spanjë

Sergio Perez do të kthehet të drejtojë makinën e tij Racing Point këtë fundjavë në Cmimin e Madh të katalonjës në Formula 1. Ajo që e konfirmoi lajmin ishte vetë skuderia që shpjegoi se piloti meksikan rezultoi negative në testet për coronavirus. Sergio Perez nuk mori pjesë në dy garat e fundit të zhvilluara në Silverstone të Britanisë së Madhe pasi rezultoi pozitiv me Covid, ndërkaq Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit e ka dhënë miratimin e saj për pjesëmarrjen e Perez në garë

‘Isha me fat sepse kisha simptoma të lehta që më lejuan të stërvitem në mënyrë që të isha gati për t’u kthyer në pistë-ishin fjalët e Perez që u zëvendësua nga Nico Hulkenberg në dy garat e zhvilluara në pistën e Silverstone

sfidanti.al