Formula 1, Ross Brawn rinovon si Drejtor Sportiv i kampionatit

Ross Brawn rinovoi kontratën e tij me Liberty Media, grupin që administron të drejtat e Formula 1 dhe do të vazhdojë të jetë në rolin e Drejtorit Sportiv të kampionatit, detyrë të cilën e mori përpara 4 viteësh. Britaniku do të jetë përkrah presidentit të ri të Formula 1, Stefano Domenicali në etapën e re  që është në shenjën e nënshkrimit të një Pakti të ri të Konkordias dhe aplikimit të një rregulloreje të revolucionuar duke  nisur nga 2022

Chase Carey, Sean Bratches dhe Ross Brawn  morën drejtimin e Formula 1 për të zëvendësuar Bernie Ecclestone dhe tani vetëm Braën është ende në postin e tij. Britaniku u bashkua në Botërorin e Formula 1 në kohët e Benetton dhe Schumacher dhe vijoi punën me legjendën gjermane në epokën e lavdishme të Ferrarit.

Në 2009 bleu me një cmim simbolik skuadrën që la Honda dhe shfrytëzoi eksperiencën e tij për të gjetur një hapësirë në rregullore për të fituar Botërorin me skuadrën e tij Brawn GP dhe Jenson Button. Më pas ia shiti skuadrën Mercedes dhe vetë u tërhoq për disa kohë përpara se të kthehej në Formula 1 nga Liberty Media si Drejtor Sportiv i kampionatit

Sfidanti.al