Formula 1 në Kinë, Botas dominon provat e lira, vetëm Fetel pranë tij

Dy sesionet e para të provave të lira në Cmimin e Madh të Kinës shkuan në favor të Valteri Botas. Piloti finlandez i Mercedes regjistroi kohën më të shpejtë gjatë këtyre provave teksa e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 33 sekonda e 330 të mijtat. I vetmi që i qëndroi shumë pranë Botasit ishte pikërisht Sebastian Fetel me Ferrari me gjermanin që ishte vetëm 27 të mijtat larg finlandezit.

Shumë më të distancuar ishin Ljuis Hamilton dhe Sharl Lëklerk; britaniku i Mercedes, kampioni i botës në fuqi shënoi një kohë 7 të dhjetat më të lartë se ajo e Botas duke u renditur në vendin e 7, ndërsa Lëklerk i ndërpreu para kohe provat për shkak të problemeve në makinën e tij Ferrari.

Mes Ferrarit të Fetelit dhe Ljuis Hamilton qëndron Maks Vershtapen me Redbull. Vendi i pestë për Niko Hulkenberg me Renault që i paraprin Karlos Sainz me Meklaren. Mbyllin dhjetëshen e pilotëve më të shpejtë në provat e lira, Lando Norris, Daniel Ricardo e Pierr Gasli

sfidanti.al