Formula 1 ne Britani, Hamilton fiton pole position por është nën hetim

Lewis Hamilton dominoi provat zyrtare të Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe. Në pistën e Silverstone, piloti i Mercerdes fitoi pole position e tij të 6 në këtë sezon me kohën rekord 1 minutë 26 sekonda e 600 të mijtat. Është pole position i  67 për Hamilton që i afrohet gjithnjë e më shumë Michael Schumacher. Por ky rezultat nuk është shumë i sigurt për britanikun 30 vjecar duke qenë se ai është nën hetimin e komisarëve të garës pasi pengoi Grosjean. Menjëherë pas Hamilton u renditën 2 makinat Ferrari, Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel në vendin e dytë dhe të tretë, ndërkohë që Bottas shënoi kohën e 4 më të mirë. Por për finlandezin ka një penalizim me 5 pozicione për shkak të ndërrimit të kambios që do të thotë se Bottas do të nisë garën i nënti, për t’ia lënë vendin e katërt Verstappen.

sfidanti.al