Formula 1, makinat do të jenë më të zhurmshme duke nisur që nga 2021

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit pas një marrëveshje me skuadrat e Formula 1 publikoi ndryshimet për motorët e makinave të këtij kampionati që do të nisin të aplikohen duke nisur nga viti 2021. Marrëveshja ka si objektiv reduktimin e kostove, rritjen e kompetitivitetit të makinave, mbajtjen e teknologjisë hibrde dhe rritjen e nivelit të zhurmave për të bërë akoma më spektakolare garat. Karakteristikat e motorëve do të jenë cilindër 1.6 litra V6 turbo hibridë  dhe  me regjim 3000 xhiro

‘Formula 1 ka si objektiv tqë jetë pikë referimi përsa u përket garave automobilisitike në botë që i bashkohet teknologjisë së lartë. Duam të emocionojmë, përfshijmë dhe të habisim të gjithë tifozët e cdo moshe. Besojmë se me motorët e së ardhmes në makina  do t’ia arrijmë qëllimit-tha Ros Braun, Drejtori i Përgjithshëm dhe ai sportiv i projektit të Formula 1.

Sfidanti.al