Formula 1, Lando Norris konfirmohet pozitiv me Covid

Piloti i McLarenit, Lando Norris ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmi u konfirmua nga vetë skuderia angleze e Formula 1. ‘Lando Norris rezultoi pozitiv me Covid-19 në testet e kryera në Dubai ku po kalonte pushimet  përpara fillimit të punës për sezonin e ri-theksohej në një komunikatë të McLarenit-pasi kuptoi se humbi nuhatjen dhe shijen iu nënshtrua menjëherë testeve me tamponë dhe informoi skuderinë. Në bazë të rregullave shëndetësore lokale, Norris do të qëndrojë në karantinë për 14 ditë në hotelin e tij. Piloti është mirë dhe nuk ka simptoma të tjera’

Ndërkaq, vetë Norris në Instagram Stories postoi një mesazh për t’iu shpjeguar tifozëve cfarë i ndodhi. ‘Humba nuhatjen dhe shijen dhe menjëherë u izolova-shkruante Norris në postimin e tij-iu nënshtrova testit dhe rezultova pozitiv. Lajmërova të gjithë ata me të cilët kam qenë në kontakt që edhe ata të hyjnë në karantinë për 14 ditët e ardhshme. Jam mirë dhe nuk kam simptoma të tjera, por doja që ju ta dinit. Jini të kujdesshëm’.

Sfidanti.al