Formula 1, Hamilton harron Monacon; Fitorja në Kanada ishte e nevojshme

Fitorja në Kanada rezultoi një balsam për Lewis Hamilton që e harroi krejtësisht atë paraqitje zhgënjyese që bëri përpara 2 javësh në Monaco. Piloti britanik i Mercedes tashmë e ka çuar në 3 numrin e fitoreve në këtë botëror të Formula 1, duke barazuar rivalin e tij, Sebastian Vettel, për të mos e fshehur aspak entuziazmin e tij për këtë sukses. ‘Kjo garë është gjithnjë speciale për mua-tha Hamilton-bëmë një punë të madhe këtu dhe së bashku me Valtteri Bottas fituam shumë pikë. Na duhej fitorja në Kanada duke parë atë që ndodhi në Montecarlo. Jam krenar për këtë arritje’.Renditja e pilotëve në Formula 1 vazhdon të kryesohet nga Sebastian Vettel me 141 pikë, i ndjekur pikërisht nga Hamilton që e reduktoi diferencën me pilotin e Ferrarit në 12 pikë, ndërkohë që në vendin e tretë është Valtteri Bottas. Për konstruktorë, Mercedes parakalon Ferrarin duke i marrë vendin e parë me 222 pikë, 8 më shumë se Kokëkuqja Italiane.

sfidanti.al