Formula 1, Fernando Alonso kthehet në vitin 2021?

Fernando Alonso duket se do të kthehet në Botërorin e Formula 1 pas dy vitesh. Ai që flet me siguri për këtë është ish piloti Martin Brandel për Fox Sports teksa theksoi se spanjolli nuk do të kthehet në Formula 1 me Meklarenin, por me Renault, skuadra me të cilën ai ka fituar 2 titujt kampion botëror të kompeticionit

Brandël theksoi se ishte pikërisht Alonso që I rrëfeu se dëshironte të kthehej në Formula 1 në vitin 2021.

‘Fernando Alonso më konfirmoi se do që  të kthehet në F1 në 2021, me shumë mundësi me Renault-tha Brandël-në këtë moment vetë ky kampionat është I përqendruar te talentet e reja, por nuk është se lista e pilotëve të tillë si Lëklerk apo Vershtapen  që mund të integrohen në këtë moment-thekson Brandël

Që pas largimit nga Formula 1, Alonso është shpallur kampion botëror në Endure dhe ka fituar 24 Orë të Lë Mansit.Sfida e radhës e spanjollit është Rally Dakar ku Alonso merr pjesë për herë të parë dhe do të ketë si co-pilot, bashkëkombasin e tij Mark Koma. Alonso asnjëherë nuk e ka përjashtuar plotësisht mundësinë e kthimit të tij në Formula 1, por ka theksuar qartë se rregullorja duhet të ndryshojë që aventura e tij e re në Formula 1 të rezultojë interesante.

Sfidanti.al