Formula 1, Brawn e pranon: Gara e Kinës mund të shtyhet

Alarmi për Coronavirusin po mban në ankth Boëtorin e Formula 1 dhe organizatorët e Cmimit të Madh të Kinës e cila mund të shtyhet, ndërkohë që ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar. Ai që e la të kuptohet këtë ishte Drejtori Teknik I Formula 1, Ross Brawn në një intervistë për motorsport.com

‘Nëse gara e Kinës nuk do të zhvillohet sipas kalendarit të planifikuar, do të merret në konsideratë ideja për mbajtjen e saj brenda këtoij viti deri në fundin e tij-tha Brawn-po presim që promovuesit dhe autoritetet kineze të marrin një vendim përfundimtar teksa kanë anuluar të gjithë eventet publike të muajit mars. Mendoj se nëse Cmimi I Madh I Kinës nuk do të mbahet në prill, atëherë ajo do të shtyhet. Është një situatë tragjike dhe shumë e vështirë. Për atë cfarë do të ndodhë mendoj se gjithcka do të bëhet më e qartë në 2-3 javët e ardhshme. Do të lëmë të hapur mundësinë për të parë nëse gara do të zhvillohet brenda këtij viti apo jo’.

Sfidanti.al