Formula 1, Bottas frenon zërat për rinovimin me Mercedes: Është ende herët

Valtteri Bottas nuk kërkon të nxitohet për të përcaktuar të ardhmen e tij te Mercedes. Piloti finlandez po flitet shumë se do të rinovojë kontratën me skuderinë gjermane, drejtuesit e së cilës kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e tij  gjatë këtij sezoni, por Bottas frenoi të gjithë duke thënë se është ende herët për të diskutuar për këtë çështje.

‘Shpresoj të qëndroj te Mercedes-tha 27 vjecari -por është ende herët për të folur Tani ajo që mendoj është të bëj një punë të mirë në skuadër garë pas gare. Nëse do të paraqitem mirë atëherë gjërat do të bëhen më të lehta’.

Valtteri Bottas ndodhet në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme për pilotë ne Formula 1 me 93 pikë pas Sebastian Vettel e Lewis Hamilton që  kryesojnë me 141 dhe 129 pikë.

sfidanti.al