Flet Djokovic: Coronavirusi? Mbi mua, gjueti shtrigash

‘Nuk jam i sigurt nëse do të marr pjesë  në US Open. Me siguri nuk do të shkoj në Washington, ndërsa pjesëmarrja në Cincinnati është e lidhur me atë në turneun Grand Slam’. Novak Djokovic foli për të përditshmen serbe ‘Zurnal’ teksa bën një përmbledhje të situaës pasi rezultoi pozitiv me Covid 19 dhe polemikat e shumta që shpërthyen në lidhje me zhvillimin e turneut Adria Tour pa aplikuar masat e sigurisë sanitare.

Për momentin, numri 1 i renditjes botërore ka në planin e tij të marrë pjesë në turnetë që do të zhvillohen në e Evropë në  momentin që aktivitetet tenistike do të nisin. ‘Tani jam i sigurt se do të luaj në Madrid, Romë dhe Roland Garros-vijoi Djokovic që iu kthye kritikave të shumta të marra për organizimin e ‘Adria Tour’.

‘Duket si një gjueti shtrigash, ndonjë emër i madh duhet të konsiderohet fajtor për gjithcka-tha Novak Djokovic.

Sfidanti.al