Fjuri – Xhoshuas: “Ti, je një boksier fitnesi, nga nokauti nuk shpeton!

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë Tajson Fjuri thotë se është gati që jo vetëm të kthehet në ring, por edhe të arrijë majat në kategorinë e rëndë, sidomos, nëse bashkatdhetari i tij, Entoni Xhoshua, do të mbetet kampion i botës mbas duelit të tij me Vladimir Kliçkon, më 29 prill, në “Uembli” të Londrës. Të dy këta boksierë britanikë, gjatë ditëve të fundit, shkëmbyen përsëri fjalë të ashpra, ndërkohë që Fjuri e quajti Xhoshuan një boksier sallash fitnesi, ndërsa ky i fundit ia ktheu, duke e quajtur Fjurin – trashaluq. Ja se çfarë tha Entoni Xhoshua:

“Kjo është diçka tipike për Tajson Fjurin. Gjithnjë, thotë budallallëqe, sa herë që afron ndonjë ndeshje e rëndësishme. I rekomandoi që të gjejë dy bileta për ndeshjen time të ardhshme, të ulet diku në radhë të parë, pranë ringut, që të më shoh nga afër. I rekomandoj dy bileta, por jo që të marrë ndonjë tjetër me vete, pasi të dy biletat janë vetëm për të, që ta ulë mirë prapanicën e tij të madhe!”.

Sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *