Fjuri – Xhoshuas: “Rri urtë se do të vij e do ta ndërroj fytyrën!”

Tajson Fjuri iu përgjigj provokimit të Entoni Xhoshuas, mbasi kampioni i botës i dërgoi një mesazh të pancesuruar “Mbretit të ciganëve”. Xhoshua e provokoi Fjurin që nuk ka bërë boks që nga nëntori 2015, pasi shkroi në tëitterin e tij: “Tajson Fjuri, ku je, hajde në formë, ti, trashaluq i shkërdhyer!”. Kështu, duke mos duruar dot, Fjuri dërgoi videomesazhin e tij të përgjigjes, duke i vënë në dukje Xhoshuas:

“Ky mesazh është për ngritësin e peshave, Entoni Xhoshuan e madh, burrin e madh që më dërgoi mua mesazhin: ‘Hajde në formë, trashaluq…’. Kjo është diçka e re, sepse, zakonisht, ai nuk shan dhe nuk ofendon. Dua që t’i them atij se do t’ia rregulloj qejfin, madje, pa qenë nevoja që të vij në formë. Po i drejtohem atij: ‘Rri urtë, unë do të vij dhe do të ta ndërroj fytyrën, megjithëse peshoj 150 kg”, theksoi Fjuri.

Sfidanti.al