Fjuri tallet me Uajlderin: Jo aq i fortë sa Vladimir Kliçko!

Revanshi mes tyre është shumë pranë, dhe amerikani nuk përtoi ta vlerësonte veten si boksieri me grushtin më të fortë në histori. Padyshim, Diontej Uajlder (Deontay Ëilder) nuk vuan nga modestia e tepërt, por as rivali i tij, Tajson Fjuri (Tyson Fury) nuk e ka këtë sëmundje, madje di të përgjigjet me “spec”. Pasi dëgjoi vetëvlerësimin e Uajlderit, boksieri britanik i peshave të rënda, qeshi dhe u tall.

“Ai nuk është aq i fortë sa thotë, nuk është boksieri me grushtin më të rëndë në histori, – tha ai, – unë e kam provuar dhe jam ngritur pasi jam rrëzuar. Ai nuk ka grushtin e legjendave të së kaluarës si Roki Marciano, Erni Shejvërs, Xhorxh Foreman. Mund të them se Vladimir Kliçko kishte grusht më të fortë se ai”. Uajlder ka përqindjen më të lartë të ndeshjeve të fituara me nokaut (95 për qind), duke lënë pas Marcianon, Entoni Xhoshuan apo Vitali Kliçkon, por gjithsesi historia njeh njerëz me grusht tepër të fortë si Xho Luis, Xhorxh Foreman, Roki Marciano, Vitali Kliçko apo Majk Tajson. “Uajlder është i shpejtë dhe kjo është cilësia e tij kryesore”, – vlerëson Fjuri.

Sfidanti.al