Fjuri me zemër të madhe: Dhuron 10 milionë sterlina për të varfërit!

Tajson Fjuri para ndeshjes për kampion bote me Deontaj Uajlderin tha se gjithçka që do të fitonte nga ndeshja spektakël që u zhvillua në fillim të dhjetorit të kaluar, do t’ua dhuronte njerëzve të varfër dhe ai e mbajti fjalën, duke dhuruar dje 10 milionë sterlina të pabesueshme për nevojat e njerëzve nevojtarë.
Paratë që ai dhuroi, do të përdoren për ndërimin e shtëpive sociale në zona të ndryshme të Anglisë.
Boksieri i lartpërmendur britanik nga ndeshja e lartpërmendur fitoi dy milionë sterlina, kurse tetë milionat të tjerat – nga të drejtat televizive, kështu që e gjithë shuma arriti në 10 milionë sterlina.
Sfidanti.al