Fituesi i trefishtë i Tur d’Fransit rrëzohët në stërvitje

Kris From, 31 vjeç, fitues i trefishtë i garës çiklistike më prestigjioze në këtë sport, Tur d”Frans, dhe fitues i medaljes së bronxtë në Olimpiadën e Rios, përjetoi një përplasje fatkeqe me një kamion që drejtohej nga një shofer i pandërgjegjshëm, gjatë një stervitjeje mëngjesore, ditët e fundit, në jug të Francës. Një shofer i panjohur jo vetëm që e goditi çiklistin e famshëm, por as nuk ndaloi dhe iku! Sidoqoftë, ky çiklist i njohur britanik, për fat, nuk pësoi ndonjë dëmtim, por, megjithatë, biçikleta e tij u dëmtua keqazi.

“Sapo më goditi një kamion në rrugë dhe më rrezoi nga biçikleta një shofer kamioni i padurueshëm që më ndiqte nga mbrapa! Për fat, nuk pësova ndonjë dëmtim dhe jam mirë, por biçikleta ime u shkatërrua plotësisht. Shoferi vazhdoi rrugën?!, shkroi Fromi në profilin e tij në twitter, ndërsa kishte postuar edhe foton e biçikletës së tij të shkatërruar.

Sfidanti.al