Fitorja e Lejkërsave ndiqet në tribunë nga … Obama dhe Novicki!

Është një imitim sepse këta të dy nuk do të mundeshin të ndodheshin në tribunën e Arenës në Orlando të Floridës. Gjithsesi, fotografia ka fiksuar fytyrat e Dirk Novickit dhe Barak Obamës në finalen e parë të NBA-së mes Lejkërsave dhe Majemit, edhe pse bëhej fjalë për figura prej kartoni. Organizatorët kanë mbushur vende me figurat e njerëzve të njohur në basketboll apo jashtë tij, dhe mes të tjerëve ishte ish-ylli gjerman i Dallasit, dhe ish-presidenti i SHBA-së. Novicki është i pari majtas në rreshtin e sipërme, ndërsa Obama, i katërti nga e majta rreshti i poshtëm.

Sfidanti.al