Finalja luhet në Paris, por volejbolli i Europës i përket Ballkanit

Ndeshja për titullin kontinental do të jetë në kryeqytetin e Francës, por Perëndimi thjesht do të rrijë e të vështrojë. Nuk do të jetë kombëtarja vendase në finalen e Europianit të volejbollit të meshkujve, as Italia apo Gjermania, por dy skuadra nga Ballkani, Sllovenia e Serbia. Ekipet përfaqësuese të vendeve të vogla ia dolën ndaj shanseve që ishin kundër tyre, pasi mundën Poloninë e Francën.

Sllovenia pati provën më të vështirë në anën teknike, pasi u ndesh me kampionen e botës në fuqi, por ia doli bindshëm 3-1. Një sukses i madh, që pasoi atë ndaj kampiones në fuqi të Europës, Rusisë, gjithashtu një surprizë në Europian, arritur po me rezultatin 3-1. Skuadra serbe do të duhej të përballonte jo vetëm Francën, por sidomos 15 000 tifozët e saj në Arenë, që ia bënë jetën ferr, por nuk mundën ta thyenin. Serbia triumfoi 3-2.

Kjo, e orës 17:30, do të jetë finalja e katërt për serbët e trajnerit Sllobodan Kovaç, që do të synojnë të fitojnë titullin e tretë në volejbollin e meshkujve në Europë, ndërsa Sllovenia do të synojë titullin e parë në finalen e dytë.

Sfidanti.al