Finalja e NBA, Golden State këtë radhë nuk ka frikë; Stephen Curry: Kemi shansin për të fituar

Cleveland Cavaliers  fitoi ndeshjen e katërt me Golden State në finalen e madhe të NBA me Warriors që e sheh avantazhin të shkurtohet në 3-1. Një rezultat ky që shfaqi fantazmat e sezonit të kaluar, kur Golden State edhe pse kryesoi me këtë rezultat ndaj Cavaliers nuk mundi dot të fitojë titullin. Këtë sezon ndeshja e pestë mes këtyre dy skuadrave do të luhet në Oracle Arena, shtëpinë e Golden State që këtë radhë nuk ka aspak frikë. Dhe kjo jo vetëm për shkak të pranisë së liderit emotiv të skuadrës, Draymond Green që vitin e kaluar mungoi sepse ishte i skualifikuar por edhe për mënyrën sesi ka luajtur kjo skuadë në 3 ndeshjet e para. Në këtë fazë playoffi Golden State regjistori 15 fitore radhazi, një rekord historik ky për NBA, duke bërë që Golden State të ishte vetëm një fitore larg titullit, deri në momentin që Cleveland bëri ndeshjen perfekte për të shtyrë festën e Warriors. ‘Është e vërtetë që për ca kohë e kishim harruar shijen e humbjes-tha Stephen Curry-por gjatë gjithë vitit kemi ditur të reagojmë pas cdo disfate. Kemi fituar eksperiencë. Për më tepër më pëlqeu që pas ndeshjes së 4 në skuadër kishte atmosferë besimi. Kthimi në shtëpi është dicka e bukur, por do të jetë akoma më e bukur nëse do të luajmë më mirë. Nuk duhet të presim të marrim suksesin vetëm nga fakti që luajmë në fushën tionë. Të korrigjijmë gabimet që bëmë. E kemi edhe një shans për të triumfuar’

sfidanti.al