Film dokumentar për Shumaher; traileri do prezantohet në Kanë

Jeta dhe karriera e Mikael Shumaher do të tregohet në një film dokumentar, premiera e të cilit do të bëhet në 5 janar në Zvicër dhe Gjermani. Kjo do të jetë hera e parë që 7 herë kampionit të botës i dedikohet një dokumentar i tillë që titullohet ‘Schumacher’ dhe kjo vjen në një moment delikat për të teksa legjenda e këtij kampionati prej 5 vitesh e gjysmë po vuan aksidentin e rëndë të pësuar në alpet franceze

Sipas asaj që publikohet te e perditshmja gjermane ‘Bild’, vetë bashkëshortja Korina do të flasë në këtë film dokumentar ku do të tregojë jetën përkraj një kampioni si Mikael Shumaher. Po kështu do të flasin edhe fëmijët Mik Shumaher që garon në formula 2 dhe vajza Xhina, babai i Mikael Shumaher, Rolf si dhe kolegë të tij, shokë skuadre apo rivalë.

Për realizimin e këtij dokumentarti që realizohet në vitin e vjetorit të lindjes së legjendës së Formula dhe 25 vjetorit të fitores së tij të parë, familja ka vënë në dispozicion material filmik të papublikuar kurrë më parë. Ndërkaq, traileri i dokumentarit të filmit do të prezantohet në Festivalin e Filmit në Kanë.

sfidanti.al