Fetel nuk e mohon: Formula E? Do të më pëlqente ta provoja

Kampionati Botëror i Formula E me makina elektrike po fiton shumë popullaritet. Shumë emra të njohur të garave automobilistike kanë shfaqur një lloj kurioziteti për këtë kompeticion dhe në këtë pikë nuk bën përjashtim Sebastian Fetel, piloti gjerman i Ferrarit i cili pranoi se tundohet nga ideja për të drejtuar një makinë të Formula E.

‘ Në gjakun tim kam më shumë benzinë, por nuk kam drejtuar asnjëherë një makinë të tillë-tha Fetel-ndoshta do ta provoj, nuk mund të gjykosh për dicka pa e provuar më parë’.

Ndërkaq, ish kampioni i botës në Formula 1, Niko Rosberg ka vendosur të bëjë një hap të tillë dhe kjo do të ndodhë në 19 maj në Berlin kur do të jetë ndalesa e radhës së Botërorit të Formula E.

sfidanti.al