Fetel me look të ri; pret sezonin e ri me…mustaqe

Sebastian Fetel u shfaq në ceremoninë e ndarjes së cmimeve të FIA me një look që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve… me  mustaqe. Një ndryshim imazhi ky që u shoqërua edhe me rinovimin e shpresës së tij për fitoren e kampionatit të Formula 1 sezonin e ardhshëm me Ferrarin.

‘Motivimi im është fitimi i titullit me Ferrarin-deklaroi Fetel-është ambicia dhe objektivi im. sigurisht nuk e kemi arritur ende këtë objektib, kështu që do të provojmë përsërti. Gjithsesi unë mendoj se është dicka pozitive të qenit në një pozicion të tillë që të lejon të luftosh për titullin’.

Fetel iu kthye sezonit  që sapo u mbyll ku padyshim pati dicka që nuk shkoi tek ai dhe Ferrari.

‘nëse e sheh në përgjithësi kampionatin, ishim ende larg-vijoi Fetel-situata dukej mjaft e mirë në pjesën e parë të sezonit dhe ndoshta në garat e SPA e Monzës-vijoi Fetel-por unë mendoj se më pas patëm një rënie të ndjeshme në paraqitjet tona që i vështirësoi shumë gjërat. Ljuis dhe Mercedes patën një sërë garash pozitive ku arriotën të fitojnë pikë  dhe titujt’