‘Ferri’ i Delonte West; nga yll i NBA, në gjendje të mjerueshme

Delonte West, ish basketbollist i NBA ku ka luajtur me skuadrat e Bostonit dhe Cleveland Cavaliers, u bë protagonist në rrjetet sociale pas 2 videove të publikuara teksa goditej në mes të rrugës nga një person dhe më pas i ulur në trotuar. personi që publikoi këtë video në Tëitter tha për median amerikane se incidenti ndodhi në Washington DC. Në video West tregon se një person i armatosur me pistoletë iu afrua teksa ishte duke ecur në rrugë. por kur u pyet pët incidentin ai shumë shpejt u përgjigj teksa theksoi se nuk i interesonte  dhe se ishte dicka që nuk e kuptonte

Delonte West, 36 vjec, nisi karrierën në NBA pasi u formua në universitetin e St.Joseph dhe u zgjodh nga Bostoni si nr.24 në Draftin e vitit 2004. Në karrierën e tij si basketbollist në kampionatin më spektakolar të botës ai arriti të fitojë 16 milionë Dollarë duke u aktivizuar në 432 ndeshje me një mesatare prej 9.7 pikësh, 3.6 assiste dhe 2.9 topash në tabelë për ndeshje. Ai ka qenë shok skuadre me LeBron James në etapën e parë te Cleveland, por karriera iu ndërpre në vitin 2012.

Që nga ai moment ai është folur në media apo rrjetet sociale për incidentet të  shkaktuar për shkak edhe të karakterit të tij bipolar. Po kështu u spekulua shumë me lajmin se ai bënte jetë vagabondi në rrugët e Houstonit dhe Marylandit.

‘Delonte West nuk është i cmendur e as i droguar. Nuk e di se cfarë po ndodh me saktësi në mendjen e tij, por mund t’ju them se është mirë-tha vëllai i Delonte West, Dmitri pas një prej momenteve të cuditshme të publikiara-familja jonë po përpiqet që t’i japë ndihmën më të mirë profesionale të mundshme’.

Ndërsa ish shoku i skuadrës së West, Jameer Nelson dhe ish trajneri ti tij Phil Martelli treguan kujtime që lidhen me ish basketbollistin dhe kërkuan publikisht ndihmë për ta ndihmuar Delonte West për të kaluar problemet e tij me shëndetin mendor.

sfidanti.al