Ferrari ‘pushton’ Monacon’; Raikkonen e Vettel do të nisin garën të parët

Ferrari shfaqet perfekt në Monte Carlo. Kokëkuqja italiane dominoi në provat kualifikuese të garës së Principatës duke zënë dy vendet e para në vijën e nisjes me Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel. Piloti finlandez që nuk fitonte pole position që nga viti 2008 në Çmimin e Madh të Magny Court  vendosi një rekord të ri të pistës në Monaco teksa e përshkoi atë me 1 minutë 12 sekonda e 178 të mijtat. Në vendin e dytë u rendit Sebastian Vettel që i mbylli këto prova zyrtare me vetëm 43 të mijtat më shumë se Raikkonen, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua Valtteri Bottas me Mercedes me vetëm 2 të mijtat më shumë se Vettel. Zhgënjeu totalisht Lewis Hamilton i cili mbeti jashtë dhjetëshes më të mirë duke shënuar kohën e 14. Por Britaniku do të niset i 13 për shkak të penalizimit të Button me 15 pozicione për shkak të ndërrimit të njësisë së fuqisë së motorit të McLaren

sfidanti.al