Ferrari blindon Lëklerk, rinovon deri në vitin 2024

Ferrari I bën Lëklerk si dhuratë për Krishtlindje një kontratë 5 vjecare. Kokëkuqja italiane zyrtarizoi rinovimin me pilotin nga Monako I cili do të përfitojë edhe një pagë të trefishuar pasi ajo do të shkojë në 9 milionë Euro në sezon. Kontrata e mëparshme e Lëklerk skadonte në vitin 2021 kështu që ajo u zgjat me 3 vjet

Kampionati I parë në Formula 1 me Ferrarin ishte pozitiv për Lëklerk që e mbylli atë në vendin e 4 me 2 fitore dhe 7 pole position duke bërë shumë më mirë shokun e tij të skuadrës Sebastian Fetel që përfiton 35 milionë Euro në vit deri në 2020 dhe për këtë mënyrë ishte e nevojshme një rritje e ndjeshme e pagës së 22 vjecarit.

‘Jam shumë I lumtur që rinovova me Ferrarin-ishin fjalët e Lëklerk pas akordit-sezoni që sapo u mbyll me skuadrën më prestigjioze në Formula 1 ishte një vit ëndrrash. Mezi po pres që të forcoj akoma më shumë këtë raport që më lidh me skuadrën pas një 2019 intensiv dhe të pasur me emocione’.

Sfidanti.al