Fenomeni Doncic; shkon në 1000 pikë në kampionatin e NBA

Luka Doncic nuk rresht së mahnituri admiruesit e basketbollit në SHBA.Në moshën 19 vjecare dhe në vitin e tij të parë në kampionatin më spektakolar të kësaj disipline në botë, talenti slloven ka fituar zemrat e të gjithëve sidomos të tifozëve të Dallasit. Në cdo ndeshje, Doncic regjistron statistika fantastike si debutues që është dhe me të drejtë fitoi një vend për ndeshjen Rising Star që do të luhet gjatë fundjavës së NBA All Star Game.

Ndeshja e Dallasit me Klivlend e zhvilluar në Quicken Loans Arena ishte sfoida e radhës ku Doncic tregoi aftësitë e tij. Slloveni shënoi 35 pikë në këtë përballje; 28 nga të cilat i shënoi në pjesën e parë, i fundit debutues që e kishtë bërë dicka të tillë ishte Blejk Grifin në vitin 2011. Por të dhënat për sllovenin kampion i Evropës nuk ndalen këtu. Doncic tashmë ka arritur në kuotën e 1000 pikëve gjithsej, duke u bërë i 6-ti lojtar në historinë e NBA që e arrin këtë kuotë pikësh pa e mbushur 20 vitet e jetës.

Përsa i përkes sfidës mes Dallasit dhe Klivlend, përfundoi 111-98 në favor të Maveriks që nuk bëri gjë tjetër vecse thelloi akoma më shumë krizën e skuadrës nënkampione të NBA, por që në këtë sezon është hija e vetvetes.

sfidanti,al