Federer vijon aventurën në Indian Wells, eliminohen Tim e Berdiç

Roxher Federer vazhdon betejën e tij për mbrojtjen e titullit në turneun Masters të Indian Wells. Tenisti zviceran që vetëm një ditë më parë përfundoi ndeshjen e ndërprerë nga shirat me Delbonis, u kualifikua në 1/8 e finaleve të turneut kalifornian pasi mundi Filip Krajinoviç 2-0. Numri 1 i botës qëndroi në fushën e lojës për më pak se 1 orë për të fituar këtë ndeshje duke i mbyllur setet 6-2;6-1. Në raundin tjetër, Federer do të luajë kundër francezit Shardi që fitoi derbin transalpin me Manarino 2-1

Dominik Tim u detyrua t’i thotë lamtumirën turneut të Indian Wells. Tenisti austriak nuk mundi dot të përfundojë ndeshjen e tij me uruguajanin Kuevas pasi e braktisi atë në setin e tretë për shkak të një dëmtimi në këmbë. Tim u dorëzua ndaj dhimbjes në setin e tretë që kryesohej 4-2 nga Kuevas, ndërkohë që më parë, të dy tenistët kishin fituar nga 1 set secili.

Tomas Bërdiç u mund në ndeshjen e tij nga Çung me rezultatin 2-0. Çung u shfaq superior ndaj çekut duke i fituar të dy setet me të njëjtin rezultat; 6-4. Vazhdon rrugëtimin e tij në Indian Wells edhe Fritz që eliminoi një tenist me shumë eksperiencë si Fernando Verdasko duke e mundur spanjollin 2-1.

sfidanti.al