Federer: Për mua kanë rëndësi rekordet, por s’janë “floriri i tenisit”

Rozher Federeri u kualifikua midis 16 tenistëve më të mirë në Uimbëlldon, pasi mundi paster dhe sa hap e mbyll sytë tenistin Italian Beretini, duke u  bërë kështu tenisti që ka zhvilluar më shumë ndeshje në turnetë Grand Slam. Ai thotë se atij i interesojnë rekordet dhe se synon që ta mbyllë karrierën me sa më shumë suksese.

“Unë nuk dua të gënjej. Po, për mua kanë rëndësi rekordet, por ato nuk janë më të rëndësishmit. Po ashtu, unë jam i ndërgjegjshëm se gjatë 100 viteve, qëkur kanë nisur të zhvillohen turnetë Grand Slam, shumë tenistë e kanë pasur të pamundur që të luajnë në të gjithë këto turne”, deklaroi Federeri mbasi ai zhvilloi ndeshjen e tij jubilare rekord të 350-të në Grand Slam.

Në 1/8-tën e finaleve të Uimbëlldonit, Federeri do të ketë përballë tenistin italian Mateo Beretini.

Sfidfanti.al