Federer: Më lehtë është jesh tenist sesa prind!

Ky tenist zviceran që ka fituar 17 tituj turnesh Grand Slam dhe ka arritur afro 1080 fitore në turnetë e ATP-së (Shoqatës së Tenisit Profesionist), thotë se në jetë ka punë më të vështira sesa “puna” e tij, tenisi. Sipas shumëkujt, Federeri është tenisti më i mirë i të gjitha kohërave, por, sidoqoftë, ai thotë se në jetë ka edhe punë më të vështira sesa tenisi. “Padyshim se është më lehtë që të luash tenis sesa të jesh prind! Kjo është një punë e rënde, por edhe e bukur, në të njëjtën kohë. Kjo, për mua, ëshë shkolla e jetës që unë po e mësoj dhe në të cilën fëmijtë, çdo ditë, më tregojnë ndonjë gjë të re”, thotë Federeri që, së bashku me bashkëshorten e tij, Mirka, kanë dy çifte binjakësh.

Në fillim, në prill 2009, atyre u lindën dy vajza, Milla Rouz dhe Sharlen Riva, kurse, në prill 2014, edhe dy djemtë, Leo dhe Lenarti. Roxher Federeri konsiderohet si një nga sportistët më të kulturuar të botës, pasi ai është shumë i kujdësshëm sa i përket sjelljes së tij në publik dhe emri i e tij nuk është lidhur me asnjë incident. Midis karakteristikave negative që mund t’i atribuohen atij, sikurse thuhet, është ajo se ai është “i ftohtë”!

“Duhet të piqem dhe të mësoj sesi të sillem, ashtu sikurse duhet, në mënyrë të civilizuar. Kam pasur fat se, gjatë të gjithë kohës, kam qenë i rrethuar nga njerëz të mirë. Kur fillova që të fitoj trofe, para së gjithash, turne Grand Slam, isha mjaft i pjekur që lavdia të mos më zinte sytë dhe të më çonte në rrugë të gabuar, sepse, me siguri, që do të humbisja arsyen”, thotë ai.

Sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *