Federer ‘macja e zezë’ e Nadal; zvicerani triumfon në Shangai.

Rafael Nadal është numri 1 në renditjen ATP, por Roger Federer nuk heq dorë nga froni i mbretit të tenisit. Në Turneun Masters të Shangait, dy emblemat e  këtij sporti që kanë dhuruar e po dhurojne shumë spektakël për njw dekadë me përballjet mes tyre që tashmë kanë mbetur në përjetësi, u vunë përballë njëri-tjetrit për të diskutuar titullin e këtij evenimenti të rëndësishëm.

Ai që pati fatin të ngrejë trofeun në fund ishte pikërisht ‘Madhëria e Tij’, Roxher Federer që e mundi rivalin e tij më të fortë, bindshëm me rezultatin 2-0 me sete 6-4;6-3 në vetëm 1 orë e 11 minuta lojë. Federer siguroi kështu titullin e tij të 94 në karrierë, ndërkohë që në përballjet direkte me tenistin nga Majorka ai shënoi fitoren e 15 në 38 ndeshje të luajtura. Për më tepër, Federer ka meritën se ndërpreu serinë e 16 fitoreve radhazi të Nadal, triumfues si në Nju Jork ashtu edhe në Pekin, dy turnetë më të fundit ku ai mori pjesë.

sfidanti.al