Federer kundër Nadalit! Spektakëli dhe forca e paperëndueshme..

Roger Federer dhe Rafael Nadal do të vihen sërish përballë njëri-tjetrit, si në finalen e Australian Open.

Kësaj radhë, sfida mes tyre është ajo e fazës së 1/8-ave të finaleve të turneut Masters të Indian Wells në Miami.

Federer u kualifikua për në këtë raund pasi mundi amerikanin Steve Johnson me rezultatin 2-0. Ndërsa Rafael Nadal u kualifikua për në 1/8-at e finaleve pasi fitoi derbin spanjoll me Fernando Verdasco, me rezultation 2-0. Sfida  ndërmjet këtyre dy tenistëve do të fillojë pas mesnatës, në ora 01:00 të mëngjesit.